Pasditen e djeshme, rreth orës 14:15 në bypass-in e Klosit një furgon doli nga rruga dhe u përmbys. Nga aksidenti mbetën të lënduar tre pasagjerë dhe shoferi i furgonit, shtetasi A.L 55 vjeç. Për fat të mirë të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe :
Related Posts
Policia njofton ditën e sotme se 55-vjeçari është vënë në pranga për deklarim të rremë.
Ai ka deklaruar ditën e djeshme se një makinë i kishte ndërprerë rrugën, ndërkohë që siç shihet në video, në By-pass nuk ka automjete të tjera.
55 vjeçari, banues në Tiranë akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”./vizionplus.tv