Prezantuesja e programit të mëngjesit në televizionin amerikan Boston 25, Vanessa Welch është lavdëruar për profesionalizmin që ka shfaqur gjatë transmetimit direkt.
Gjithqka ndodhi kur prezantueses, e cila po fliste i hyri një mizë në gojë.
Miza iu ndal fillimisht në sy dhe më pas fluturoi e iu fut në gojë.
Megjithatë incidenti nuk e ndaloi prezantuesen të vazhdonte moderimin e programit të mëngjesit.
Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të habitur me prezantuesen amerikane, e cila u “sakrifikua” për të vazhduar me emisionin.
On Boston25, the news anchor demonstrated true journalistic professionalism: she swallowed a fly and continued to broadcast asnothing had happened. pic.twitter.com/v9Chc1R8QI
— NEXTA (@nexta_tv) May 28, 2024
“Është profesionalizëm i vërtetë”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale, ndërsa një tjetër propozoi se “ajo meriton rritje rroge”./vizionplus.tv