VIDEO/ “Range Rover” merr flakë në aksin Fier-Seman, zbardhen shkaqet

6 months ago 27
Reklamë

Një automjet tip Range Rover është përfshirë nga flakët në rrugën Fier- Seman.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Deri më tani, ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qënë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar./vizionplus.tv

Read Entire Article