VIDEO/ Sallën e pushton errësira teksa flet Basha, PD: Na e hoqën energjinë elektrike me qëllim

5 months ago 24

Energjia elektrika është shkëputur për disa minuta në Parkun Olimpik të Tiranës ndërkohë që kryetari i PD Lulzim Basha po shpaloste programin qeverisës për zgjedhjet 2025.

Teksa kreu i PD po rendiste të dhënat e programit për çdo sektor, salla është futur në errërirë totale, gjë që zgjati disa minuta, ndërsa demokratët e cilësuan këtë veprim të qëllimshëm.

“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e PD.

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

  1. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:
    Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16
  2. NEXTGEN:
    Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

  1. FLAT TAX 9 %
  2. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%
  3. REFORMA E PRONËS!
    Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
  4. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
    Çdo vit do të akordohen
    100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë
    50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.
  5. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK
  6. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
    Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.
  7. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:
    5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.
  8. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare
  9. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut
  10. GJYKATA E AUDITIT
  11. Shteti merr persiper te zeroje cdo detyrim te qytetareve ne problematikat me natyre administrative ne raport me institucionet e shtetit
  12. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT
Read Entire Article