VIDEO/ Shi i rrëmbyer dhe breshër, dëmtohen të mbjellat në Fier

4 months ago 30
Reklamë

Ka mjaftuar vetëm 30  minuta shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër  mesditën e sotme, për të shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore  dhe pemët frutore në zonën e Kafaraj në Fier.

Fermerët kanë pohuar se rrebeshet e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme vecanërisht në bujqësi dhe pemëtari ndërkohë që dëme të mëdha pësojnë nga breshëri.

Kjo situatë i ka shqetësuar së tepërmi  pasi i gjithë investimi i tyre shkoi dëm vetëm për disa minuta ndërkohë që bujqësia është i vetmi burim që ata kanë për të siguruar jetesën./vizionplus.tv

Read Entire Article