VIDEO/ Shkaktoi vetëv*asjen e 27-vjeçares, Altin Çoku shfaqet duke qeshur në gjykatë

7 months ago 23
Reklamë

Personazhi i njohur i TikTok, Altin Çoku ka dalë sot para gjykatës, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

Ai akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e të resë Sibela Abedini, duke i publikuar asaj një foto intime.

Ai është shfaqur duke qeshur pas kafazit të xhamit, teksa mbahej i shoqëruar nga dy policë.

Çoku shihet duke folur, teksa u përgjigjet gazetarëve që drejtojnë pyetje ndaj tij.

27-vjeçarja Abedini dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga personazhi i TikTok-ut.

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte ktheyr te prindërit e saj në Kamëz.

27-vjeçarja ishte nënë e një vajzë 2-vjeçare dhe familjarët kanë ngritur dyshimin se ajo nuk është vetëhedhur nga lartësia, por e kanë shtyrë./ vizionplus.tv

Read Entire Article