VIDEO/ Shpërthen vullkani më i madh në Islandë, llava shpërndahet nëpër qytet

8 months ago 28
Reklamë

Islanda është ‘zgjuar’ në panik këtë të hënë pasi vullkani i madh në afërsi të qytetit Grindavik ka shpërthyer, duke shpërndarë llavë edhe brenda në qytet e për pasojë shumë shtëpi janë djegur.

Duke iu drejtuar kombit në një transmetim të drejtpërdrejtë këtë të hënë, presidenti i Islandës, Gudni Johannesson u kërkoi islandezëve të “qëndrojnë së bashku dhe të kenë dhembshuri për ata që nuk mund të jenë në shtëpitë e tyre”, shkruan Living.

Sipas BBC, Presidenti shpresonte që situata të qetësohej, por theksoi se gjithçka mund të ndodhë.

Në një konferencë për shtyp, kryeministrja Katrin Jakobsdottir tha: “Sot është një ditë e zezë për Grindavík dhe sot është një ditë e zezë për të gjithë Islandën, por dielli do të lindë përsëri. Së bashku do të përballemi me këtë tronditje dhe çfarëdo që të ndodhë. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”.

Read Entire Article