Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnjë. Mësohet se në derën e një garazhi është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Lushnjë/Informacion paraprak
“Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”/vizionplus.tv