VIDEO/ Vidhet gjatë natës minimarketi në Fier, autori thyen xhamat dhe merr 5 mijë lekë

8 months ago 28
Reklamë

Gjatë orëve të natës, në lagjen 15 Tetori në qytetin e Fierit është vjedhur një minimarket.

Policia raporton se autori ka vepruar i vetëm duke thyer xhamin e këtij minimarketi.

Dyqani ushqimor është në pronësi të shtetasit A. L.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se shuma e vjedhur në objekt është rreth 50 mijë lekë të vjetra si dhe sende të vogla.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv

Read Entire Article