VIDEO/ Zjarr i madh në Lushnjë, dhjetëra banorë të bllokuar mes flakëve! Qytetarët po evakuohen nga shkallët e zjarrfikëses

8 months ago 33
Reklamë

Situata në qendrën tregatre në Lushnje e cila është e përfshirë nga flakët është mjaft e rëndë, për shkak të vështirësisë për të ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.

Në pallatin 12 katësh ku ndodhet qendra tregtare ka tym dhe flakë, ku me dhjetëra banorë ndodhen të bllokuar, dhe shumë prej tyre të asfiksuar.


Mes të lënduarve janë edhe forcat zjarrfikëse të cilët ndodhen aty për të neutralizuar zjarrin.

Gjithashtu për të bërë të mundur evakuimin e banorëve nga katet e larta po përdoren shkallët e zjarrëfikëses, pasi është e pamundur që të nxiren përmes shkallëve të pallatit pasi është i gjithi i përfshirë nga tymi dhe flakët.

Aktualisht forcat zjarrfikëse ende nuk kanë filluar me fikjen e zjarrit për shkak se ka ende banorë që po avakuohen.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article