Vinin baste sportive në Tiranë, katër persona të arrestuar, tre të tjerë nën hetim

7 months ago 8
Reklamë

Në kuadër të këtij operacioni të arrestuarit janë A. M., 25 vjeç, E. S., 22 vjeç, Sh. N., 32 vjeç, A. S., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Ndërsa personat që janë vënë nën hetim janë A. M., 50 vjeç, O. Sh., 23 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve u gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, shuma të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article