“Vinit nga foleja e shqipes dy krenare”, Rama kujton sakrificat e emigrantëve: Ndërruat emrin, gjakosët duart dhe kurrizin por triumfuat

4 months ago 18
Reklamë

Kreu i qeverisë Edi Rama, nga stadiumi “Galatsi” në Athinë ku është takuar me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, ka kujtuar sakrificat e tyre si emigrantë.

Kreu i qeverisë tha se shqiptarët kanë bërë punët më të rënda, i është dashur të ndryshojnë emrin për të fituar dokumentet  dhe të shohin fëmijën duke qarë, sepse i mohoheshin ceremonitë e flamurit nëpër shkolla vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Lexo edhe :

Related Posts

Por, pavarësisht të gjitha vështirësive, ata ia kanë dalë të fitojnë respektin në shoqërinë greke. Rama thotë se Greqia është sot e shqiptarëve po aq sa është e vetë grekëve.

Edi Rama: Fatet tona janë të pandashme, dhe se përgjigjet për të ardhmen nuk mund të gjenden tek e shkuara. Ju vëllezër dhe motra kapërcyet male, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe, gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. U përballët me arrogancën e fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë, përjtuat poshtrimin e fshesave të zeza të fundshekullit të ’20, kur ju shkulnin nga shtëpitë për t’ju deprtuar në Shqipëri. Shumë nga ju ndërruat emrat që ju kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentat e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë. Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmiëjn të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta e ceremonisë së flamurit. Dhe faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dy krenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e kryqit të bardhe. Ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat.

Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi nën këtë qiell, por asnjë fuqi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si resident të damkosur të këtij vendi, në dritën e jetës si qyetarë të barabartë të këtij shteti. Ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke, duke fituar respektin e punëdhënsëi, repsektin e fqinjit dhe dinjitetit e një njeriou të lirë në një vend demokratik. Ju erdhët, luftuat, fituat. Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni evropianët e Greqisë./vizionplus.tv 

Read Entire Article