Vizita në Mali të Zi, Hasani: Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare

8 months ago 13
Reklamë

Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun malazez Filip Ivanović, e ka konsideruar Malin e Zi një aleat të pazëvendësueshëm të Shqipërisë.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ka shënuar një progres të dukshëm. Besimplotë që ky bashkëpunim do të vijojë dhe me qeverinë e re”- tha Hasani, duke e vendosur theksin në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dytë të përbashkët të dy qeverive.

“Ndërtimi i urës mbi Bunë, i shërben integrimit rajonal dhe qarkullimit më të mirë të mallrave. Ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane, një nga prioritetet tona strategjike”- tha Hasani.

Ministri i Jashtëm një vëmendje në këtë takim i ka kushtuar gjithashtu edhe minoritetit malazez, duke theksuar se “Shqipëria i ka dhënë vendin dhe vlerën që i takon”.

“Vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në Mal të Zi dhe rajon. Shqetësues roli i aktorëve si Rusia, që kërkojnë destabilizim të rajonit. E ardhmja e rajonit duhet të udhëhiqet nga një orientim i qartë euro-atlantik. Detyrim i përbashkët të punojmë më shumë për të çuar përpara b/punimin rajonal”- tha Hasani.

“Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare. Avancimi i vendeve tona në procesin e integrimit, kontribut i vyer për mbarë rajonin”- u shpreh Hasani.

Top Channel

Read Entire Article