Vlorë, shtrenjtohen apartamentet, çmimet janë rritur deri me 15% për shkak të taksave

8 months ago 24
Reklamë

Paketa e re fiskale, e miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Vlorës në fundvit, ka hyrë në fuqi prej 1 Janarit dhe ndikon veçanërisht në sektorin e ndërtimit.
Aktualisht taksa e ndikimit në infrastrukturë ka kapërcyer nga 4 në 6 % duke u reflektuar me një rritje të çmimit nga 10- 15% .

“Ndikimin më të madh do ta ketë në zonat ku çmimet e banesave shkojnë deri në 1 mijë euro metri katror, duke shkuar deri në njëmijë e dyqind apo njëmijë e katërqind euro. Për herë të parë ka një disnivel midis kërkesës dhe ofertës, ka më shumë kërkesë sesa ofrohet”, tha Arben Breshani, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Vlorë.

Kreu i Dhomës së tregtisë dhe industrisë në Vlorë shprehet se për qytetarët me të ardhura mesatare, mundësitë e blerjes përqendrohen vetëm në brendësi të qytetit.

“Qytetari i thjeshtë nuk ka mundësi ta blejë në zonën e Lungomares ndërsa në qytet gjen mundësi, kostoja e ndërtimit të banesave ka arritur nga 700 deri në 900 euro. Në Lungomare kushton nga dy mijë deri në dy mijë e pesëqind euro metri katror.”

Aktualisht , sipas Breshanit ka shumë kërkesa për blerje apartamentesh nga qytetarë vlonjatë, emigrantë, por edhe shtetas të huaj, veçanërisht pensionistët italianë.

Read Entire Article