Vodhi një Range Rover te stadiumi, duke u maskuar si lypës! Foto dhe emri i autorit

7 months ago 43
Reklamë

Personi në foto është autori i vjedhjes së një Range Roveri, mbrëmjen e djeshme te stadiumi Arena Kombëtare.

Pronari i mjetit njoftoi policinë sapo konstatoi vjedhjen. Policia rrugore e cila u sinjalizua për ngjarjen nisi kontrollet në terren.

Siç bën me dije gazetarja Dorjana Bezat, falë ndërhyrjes në kohë, mjeti u gjet në Kamëz, duke lëvizur në drejtim të Fushë Krujës. Policia arrestoi në flagrancë autorin e identifikuar si Adrian Hamalli i cili ishte maskuar si lypës.

Vjedhja e makinave kryesisht luksoze është një fenomen në vend. Ato shpesh mbyllen për muaj në garazhe dhe përdoren për ngjarje kriminale, ku autorët i braktisin e u vënë flakën.

Top Channel

Read Entire Article