Vrasja e Aurelio Dervishit, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 të akuzuarit

4 months ago 27

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të të akuzuarve për vrasjen e Aurelio Dervishit. Ata akuzohen për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.2300 dërgon në gjyq shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga hetimet rezultoi e provuar se rreth orës 20:45 pm të 31.03.2024 personat e arrestuar kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ me të cilin lëvizte viktima, shtetasi A.D., me miqtë e tij dhe një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje shtetasin F.Sh.

Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, shtetasi F.Sh. i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij.

Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se viktima, shtetasi A.D. humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik ngaplaga e marë në kraharor.

Nga analiza e të dhënave të administruara, rezultoi e provuar se nga shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I. kanë konsumuar elementet e figurës së Veprës Penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ në dëm të të ndjerit A.D.

Këta persona me dashje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime aktive të kundraligjshme që konsistojnë në goditjen me sende të forta dhe me thikë”, njofton prokuroria.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, 31 mars në Shkozë. “Mollë sherri” dyshohet se ishte një vajzë, e cila në momentin e krimit ndodhej në automjetin e viktimës.

Të akuzuar janë Frensis Shehu, 20 vjeç, një 15-vjeçar dhe dy 16-vjeçarë. Njëri prej 15-vjeçarëve ka pranuar para hetuesve se ka qëlluar me thikë Aurelion.

Ndërkohë dy 16-vjeçarët kanë pranuar se kanë dhunuar grupin tjetër por jo të kenë përdorur thikë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 20-vjecari i arrestuar Frensi Shehu. /vizionplus.tv

Read Entire Article