Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 127 vite burg në total 5 nga të akuzuarit

7 months ago 20
Reklamë

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 127 vite burg në total, 5 nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.

Vendimi i Gjykatës është aq sa kërkoi gjatë pretencës prokurorja Doloreza Musabelliu.

I penduari i drejtësisë, Ernejt Shyti  është dënuar me 7 vite burg. Të akuzuarit e tjerë, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi janë dënuar me nga 30 vite.

Në janar të këtij viti, SPAK nisi gjykimin në mungesë për Jemin Sherën, i akuzuar për akuzën e vrasjes në bashkëpunim, ndaj Behar Sofisë.

Jemin Shera ishte organizatori për të vrarë Behar Sofinë dhe personi që ka marrë porosinë.

SPAK kërkoi 16 dëshmitarë dhe pyetjen e të bashkëpandehurve Bujar Zeza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Ernejt Shyti. SPAK solli tre akt ekspertime të reja, si dhe 168 prova shkresore.

Behar Sofia u vra në 25 shkurt 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.  Autorët e kanë e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit.

Top Channel

Read Entire Article