Vrasja e dy mafiozëve grekë, zbardhen detaje nga hetimet. A ka gisht Xhonatan Paja?

8 months ago 43
Reklamë

Detaje të reja janë zbuluar për një grup prej 7 personash në Greqi, të dyshuar secili veç e veç në episode të ndryshme e shpesh në bashkëpunim për të paktën 3 vrasje, 3 tentativa vrasje dhe vepra të tjera kriminale ndaj pronës.

Sipas mediave greke, mes të dyshuarve është edhe 26-vjeçari nga Poshnja e Dimalit, Xhonatan Paja, i cili ndodhet i arrestuar në Mal të Zi si i dyshuar se do të vriste anëtarin e një klani të njohur kriminal.

Paja dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e datës 16.06.2023, ku 9 persona i vunë zjarrin 23 makinerive të prodhimit të duhanit të një kompanie.

Gjatë orëve te fundit, është zbuluar përmes dosjes hetimore se shqiptari rezulton i dyshuar edhe për vrasjen e Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis në qershor 2023. Konkretisht sipas mediave greke referuar dosjes hetimore: “Në qershor 2023, Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis u vranë në Koridallos. I pari konsiderohej një emër i fuqishëm gjatë natës dhe i dyti punonte në ruajtjen e Skaftouros.

Mësohet se autorët kanë përdorur dy makina dhe një motor dhe pas arratisjes dyshohet se kanë ndryshuar automjete. Një prej makinave është gjetur e djegur në Skaramangas. Sipas policisë, në të njëjtën natë në zonën ku u gjet e djegur makina e sulmuesve, janë aktivizuar celularë specifikë, mes tyre një numër që i ngarkohet një shqiptari, i cili aktualisht është i burgosur në Mal të Zi”.

Pas arrestimit në Mal të Zi në tetor 2023, në banesën e Pajos në Dimal është ushtruar kontroll edhe nga policia shqiptare por rezultatet e tij nuk janë bërë publike.

Read Entire Article