Gjykata e Apelit dënoi me 7 vjet vjet burgim Arbër Paplekaj për vrasjen e mjekut psikiastër Pjerin Xhuvani më 21 prill 2021. Paplekaj u cilësua fajtor për akuzën e vrasjes se kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
Dy ish-zv drejtorët e policisë se Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si dhe efektivët e policisë u cilësuan të pafajshëm.
Më herët prokuroria kërkoi 25 vite burg për Paplekajn, duke i qëndruar akuzës në nisje të gjykimit, “vrasje në rrethana cilësuese”. Ndërsa për punonjësit e policisë, të akuzuar për shpërdorim detyre, prokuroria kërkoi 1 vit burg.