Vrasja e policit në Fier, shkak dyshohet se u bë sherri për vendin e parkimit

4 months ago 26
Reklamë

Vision Plus mëson detaje të reja nga vrasja e efektivit Novruz Cenalia mesditën e sotme në Baltëz të Fierit.

Efektivi i policisë u vra me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Dyshohet se i ngjarjes është bërë sherri mes viktimës dhe shtetasit A.M për një vend parkimi.

Lexo edhe :

Related Posts

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv

Read Entire Article