Vrasje makabër në Itali, një grua gjendet e djegur dhe tjetra e masakruar, zbardhen detajet e para

8 months ago 50
Reklamë

Dy vrasje makabër janë shënuar në Italinë fqinje, në zonën e Naro, Agrigento. Mediat italiane raportojnë se dy gratë rumune u gjetën të pajeta në banesat e tyre, të cilat ndodheshin afër njëra-tjetrës.

Trupi i 57-vjeçares, Maria Russ, është gjetur i djegur. Zbulimi tragjik i viktimës u bë nga zjarrëfikësit, të cilët ishin njoftuar për një zjarr në banesën e gruas rumune. Pak minuta më pas, zjarrëfikësit gjetën edhe trupin e pajetë të 58-vjeçares Delia Zarniscu, mes një pellgu me gjak.

Karabinierët e Naro dhe departamenti i operacioneve të Agrigento po vijojnë hetimet, raportojnë mediat italiane, ndërsa nga të dhënat paraprake, mund të bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, pasi shtëpitë nuk janë shumë larg njëra-tjetrës./vizionplus.tv

Read Entire Article