Zbardhet dëshmia e 30-vjeçarit Esmerald Balla i arrestuar për vrasjen e babait të tij Enver Balla.
Para oficerëve të policisë ai ka treguar me detaje ngjarjen, e cila perfundoi me vrasjen tragjike të të atit.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ne kemi një fermë të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Kishim disa lope dhe qumështin dhe djathin e shisnim. Gjërat nga ana ekonomike po shkonin shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem.
Unë kisha nisur të ndërtoja një shtëpi të re (pranë asaj që jetojnë) dhe punimet kishin ecur shumë mirë. Neve në shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova të merja lekët pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord.
Shkova te vendi për të marrë lekët dhe ta paguaja por pashë se mungonin 75 mijë euro. I them babait” ku janë lekët? “Se di”,- më tha.
Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta dhe ishte hapura mbrapa. Aty nisëm të debatonim.
Unë të vras më tha një moment dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Iu afrova dhe u kapëm me duar.
Në momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”, ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.
Duke vijuar më tej rrëfimin e tij, Esmeraldi deklaroi se nuk kishte për qëllim ta vriste të atin dhe e konsideroi aksident.
“Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Më kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident.
E mora trupin në makinen dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe atë në pus. Nuk ndihesha mirë. Me kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durresit për vizitë.
Mjekët më dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain të zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër.
Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri në momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Më vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu“,ka thënë mes të tjerash Esmerald Balla./vizionplus.tv