Janë tronditëse deklaratat e Esmerald Ballës para oficerëve të policisë gjyqësore në lidhje me shkakun e vrasjes së babait të tij Enver Balla, trupin e të cilit më pas e hodhi në një pus, ndërkohë që ndërmori veprime për të mos lejuar gjetjen e tij duke shkatërruar kartën SIM të celularit.
Ky veprim është mjaft i vlefshëm për hetuesit pasi tregon se Esmerald Balla ka dashur që të humbasë gjurmët e babait dhe ai të mos gjendet duke patur dijeni edhe për mënyrën se si vepron policia për lokalizimin e personave nëpërmjet telefonit celular.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ne nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova të merrja lekët, pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën për një shtëpi tjetër që po bënim. Shkova te vendi për të marrë lekët dhe ta paguaja, por pashë se mungonin 75 mijë euro. I them babait ‘ku janë leket? Se di’,- më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta dhe ishte hapur mbrapa. Aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha një moment dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Në momentin që u përpoqa t’ia hiqja nga dora, pistoleta u shkrep. Kur u shkreh arma dhe pashë që babai ishte qëlluar mu shemb bota, nuk doja që të ndodhte kështu. Më kapi paniku. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe atë në pus”, tha Esmerald Balla në dëshminë e tij.
Kasaforta e prerë me gur fresibël në pjesën e pasme të saj që ishte në dhomën e Esmerald Ballës, ishin indiciet e para të hetuesve se zhdukja e babait të tij Enver Balla nuk ishte rastësore.
Në deklarimet e para për kasafortën, hetuesit gjetën detaje kontradiktore në lidhje me çelësin, që herë thoshte e mbante babai e herë ai vetë. Pasi kishte sajuar historinë se i ati kishte ikur me nje grua, e cila i kishte shkuar në Instagram djalit tjetër të familjes, policia vendosi t’i sekuestrojë celularin, dhe u zbuluan prova që zbërthyen ngjarjen.
Përveç fotove të vajzave të gjetura në celular u gjet edhe një screenshot bisede, një grua që i shkruante se kishte ikur me babain e tij. Ishte i njëjti profil që i kishte shkruar djalit tjetër të familjes Balla.
Por nga hetimi u zbulua se profili ishte hapur nga Esmerald Balla. I riu u mbajt për disa kohë në përgjim por ka qenë i kujdesshëm në komunikim, derisa policia mblodhi të gjitha provat që tregonin qartë krimin. /vizionplus.tv