Esmerald Balla, 30 vjeç, kreu një krim makabër që tronditi sërish opinionin publik. Me gjakftohtësi thuri planin e vrasjes së babait dhe skenarin që do të ndiqte për t’u mos u zbuluar. Enver Balla u vra me armë zjarri nga i biri dhe 20 ditë pas ekzekutimit, autori denoncoi në polici zhdukjen e të atit, duke theksuar se kishte humbur kontaktet me të.
Për të krijuar një alibi që do të mbështeste versionin e tij, ai dëshmoi para uniformave blu se babai kishte krijuar një histori dashurie, ndaj ky mund të ishte shkaku i largimit pa njoftuar.
Policia mbërriti në banesë dhe indicia e parë për zbardhjen e ngjarjes ishte kasaforta, brenda së cilës ndodheshin 75 milionë lekë të vjetra. Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël kasafortën dhe për një kohë të gjatë merrte para.
Mjaftoi kjo indicie dhe policia konfiskoi telefonin e denoncuesit, i cili do të ishte elementi kyç për zbardhjen e krimit makabër.
Në telefonin e tij u gjetën një mori fotosh, mes të cilave edhe fotografimi i ekranit ku pasqyrohej një llogari false me identitetin e rremë të një gruaje. Rezultoi të ishte i njëjti profil që kishte nisur një mesazh në llogarinë e djalit të viktimës, vëllait të autorit, ku shkruhej se babai është larguar për pushime dhe nuk do të kthehet.
Fotot me eskorta
Veçmas fotove që u kthyen në prova për ngjarjen, policia gjeti në telefon edhe një mori fotosh të autorit me eskorta. Ky “aktivitet” dukej se ishte mjaft i preferuar nga autori, pasi në foto shfaqej me femra të ndryshme që ofrojnë kënaqësi seksuale përmes shumave të konsiderueshme parash.
Debatet që çuan në ngjarjen tragjike
Viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetëra, ndërsa çelësin e mbante me vete.
Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël kasafortën dhe për një kohë të gjatë merrte para.
Në momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen. Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar.
Reagimi i familjarëve të viktimës
Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. Vajza e të ndjerit, njëkohësisht motra e autorit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi në Facebook.
“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.
Çfarë thotë policia
30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.
Esmerald Balla ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.
Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ka gjetur trupin e Enver Ballës dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Trupi i shtetasit Enver Balla u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor./vizionplus.tv