Vrau kunatin që i kishte p*rdhunuar vajzën prej vitesh, gjykata rikthen në burg shqiptarin

7 months ago 45
Reklamë

50-vjeçari shqiptar Fatmir Terallai është dërguar në burg me një vendim të ri të gjykatës.

Ai vrau kunatin e tij 33-vjeçar, pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas vendimit të sotëm, 50-vjeçari është nisur për në burg. Ai u lirua përkohësisht një javë më parë

Për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit, 50-vjeçari u la i lirë përkohësisht për vrasjen e kunatit të tij 33-vjeçar.

50-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, përdorim arme dhe armëmbajtje.

Avokatët mbrojtës të 50-vjeçarit pretendojnë se ai ka qëlluar me armë gjatë sherrit.

50-vjeçari vrau me pushkë gjuetie 33-vjeçarin dhe është vetëdorëzuar menjëherë në polici. Pak më parë ai kishte mësuar nga vajza e tij tashmë 18-vjeçare se vëllai 33-vjeçar i gruas së tij të dytë e përdhunonte që në moshë të mitur dhe së fundmi e kishte shantazhuar duke publikuar materiale video. /vizionplus.tv

Read Entire Article