“Vuri në lista matrioshkat që të mbajë partinë”, Salianji sfidon Ramën: Dorëhiqu si kryeministër nesë nuk ke frikë nga humbja

1 week ago 34
Reklamë

Një tjetër reagim ka ardhur nga Partia Demorkatike, pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Deputeti demokrat Ervin Salianji i cili është zgjedhur dhe si Drejtues Politik në Qarkun e Elbasanit, e ka cilësuar si farsë Asamblenë e PS, ku sipas tij Rama u kujdes më shumë që në listat e mbyllura të vendosë “matrioshkat” e tij që të mos humbasë partinë kur të humbasë zgjedhjet.

Ndërsa e ka sfiduar Ramën që të dorëhiqet si kryeministër dhe ta garojë i barabartë në zgjedhje.


Postimi i Salinajit:

Lajmet nga byroja e sotme e “Rilindjes” ishin koperturat e reja të krimit për këto zgjedhje dhe masakrimi i elitës politikë te PPSh. Përgatitja që partia e punës të mos ketë asnjë individ që mund të rivalizojë autokratin. Figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast rrisku eventual për ti marrë partinë pas humbjes së zgjedhjev! Propozimi i sotëm për listat i rrëzoi argumentin se duhet një listë e mbyllur që të garantojë funksionimin e partisë duke mbrojtur elitat. Ku janë sot “të rinjtë” që propozoi dhe bëri ministra? Po këta deputetët e rinj të mandatit 2021-2025 i ka dëgjuar njeri?!

Lajmi  tjetër është që përveç Ramës të gjithë janë lecka që përdoren dhe hidhen, por meqẽ Rama bëri këtë propozim për të përdorurit e tij, a do të dorëhiqet Rama si Kryeministër me më shumë se një mandat për të garuar si i barabartë? E meqë ka bindje se fiton dhe jo vjedh ta provojë se sa vlen para qytetarëve!

Read Entire Article