Në një intervistë së fundmi, aktori Will Smith është pyetur drejtpërdrejtë për pasurinë e tij. Moderatori e pyeti nëse është e vërtetë se pasuria e tij është 350 milionë dollarë.
Aktori qeshi me pyetjen duke u përgjigjur se askush nuk e di këtë, pasi ai nuk diskuton asnjëherë për paratë.
“Kjo është faza e zvogëlimit të jetës sime,” shpjegoi Smith. “Gjysma e parë e jetës sime ishte mblidh, mblidh, mblidh, gjysma e dytë e jetës sime do të jetë jep, jep, jep.”
Will Smith pohoi se në moshën 50-vjeçare ai ka ndryshuar dhe ka kuptuar se lumturia nuk vjen nga paratë.
“Njerëzit … gjithmonë e kanë atë moment diku rreth të 50-tave ku diçka ndryshon,” vazhdoi ai. “Por ajo që ndodh është thjesht e kuptoni se asnjë prej tyre nuk mund t’ju bëjë të lumtur. Pasi të keni blerë gjithçka që dëshironi dhe fjalë për fjalë nuk ka asgjë tjetër në tokë që dëshironi të blini, do të dëshiroja që kjo të ishte një dhuratë që të gjithë mund ta kishin sepse nuk ka asgjë që materializmi mund të bëjë për t’ju kënaqur./vizionplus.tv