Xhaferaj: Korrupsioni i zyrtarëve po cënon sigurinë kombëtare dhe po godet proceset demokratike

5 months ago 26
Reklamë

Komisioni për çështjes e Sigurisë Kombëtare ka diskutuar në mbledhjen e sotme një kërkesë të mazhorancës për ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar ndikimin e huaj në dezinformimin dhe proceset demokratike në Shqipëri.

Lidhur me këtë diskutim, deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj, ka theksuar se më shumë se sa ndikimi i huaj, ajo që po e rrënon dhe po e vret demokracinë në Shqipëri është korrupsioni i zyrtarëve të lartë.

Ai solli në vëmendje arrestimin e 5 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës së fundmi, duke shtuar se kjo ishte realisht një ngjarje e rëndë dhe që cënon sigurinë kombëtare.

Ngjarja më e rëndësishme e ditës që lidhet me komisionin tonë, ka të bëjë me kërkesën e ardhur nga mazhoranca për ngritjen e një komisioni parlamentar lidhur me ndikimin e huaj për sa i takon dezinformimit dhe proceseve demokratike. Kjo është një çështje që i takon komisionit tonë, nëse nuk keni dijeni kjo është e trishtueshme. Problemet kryesore që kanë proceset demokratike në Shqipëri, nuk lidhet më ndërhyrjen e huaj se sa me korrupsionin. Ajo që ka ndodhur me Bashkinë e Tiranës është lajmi më i trishtë që ka ndodhur. Nëse deri më sot kemi parë zyrtarë që akuzohen për përqindje, sot shohim që duan t’i marrin të gjitha vetë. Ky është problemi më i madh që ka Shqipëria, drejtorë anonimë, që emërohen Drejtorë në Bashkinë e Tiranës, ky është problem i sigurisë kombëtare. Kjo është vetëm maja e Ajsbergut”, deklaroi Xhaferaj.

Read Entire Article