“Xhezmi Delli” me kushte moderne, Veliaj inspekton shkollën e rindërtuar

1 week ago 30
Reklamë

Më nisjen e vitit të ri shkollor, një tjetër shkollë e rindërtuar me kushte moderne, çeli dyert për 350 nxënësit e saj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja Klotilda Ferhati inspektuan nga afër shkollën e re dhe uruan nxënësit.

“Sa herë nis një punë e madhe e bashkisë në qytet, plas ajo histeria se këtu do bëjnë pallat. Ne e pranojmë atë akuzë sepse kemi bërë vërtet një pallat – një pallat për nxënësit. Shkolla me kondicioner nuk kisha parë ndonjëherë në Amerikë, jo në Shqipëri. Me ndriçim led, me ashensor me ‘çip’ për personat me aftësi ndryshe, me mësuese speciale, me parashkollor, me të gjitha kushtet e terrenet sportive. Dikur kjo ishte një shkollë në emergjencë, pa shkallë emergjence. Sot kemi shkallë emergjence dhe kemi një shkollë të nivelit evropian, me standarde të jashtëzakonshme” tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se kaq shumë shkolla nuk janë ndërtuar ndonjëherë në Tiranë.

“Pavarësia e vërtetë vjen kur ne kemi pavarësi nga injoranca, nga padija. Këtë pavarësi na e jep vetëm shkolla. Një shkollë e mirë, si ‘Xhezmi Delli’, jam i sigurt se do të na japë pavarësi nga padija dhe varfëria. Shumë komunitete, kur kanë një fëmijë të shkëlqyer me mësime, që ecën përpara, e nxjerr edhe familjen e tij nga varfëria. Mezi pres që në mbi 300 nxënës që mësojnë këtu, të kemi mbi 300 histori suksese, dhe të jemi krenarë se ndërtuam një super shkollë për çunat dhe gocat këtu”, u shpreh ai.

Velliaj tha se fokusi i punës së bahkisë është tek e ardhmja, që janë fëmijët./vizionplus.tv

Read Entire Article