Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PS, Salianji kundër negociatave, Noka ngre “flamurin” e fitores

6 months ago 21
Reklamë

Me diskutime dhe debate është shoqëruar mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD.

Në fjalën e tij, Gazment Bardhi ka deklaruar se është konsultuar me liderin e PD Sali Berisha dhe nënkryetarët, për të negociatat me PS.

Lexo edhe :

Related Posts

Por kundër këtyre negociatave ka dalë Ervin Salianji, i cili ka thënë se kjo është një lëvizje e gabuar. Sipas tij, aksioni i opozitës për 5 muaj rresht, ka bërë që PS të ndryshojë ligjet për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë shton se nuk ka pasur asnjë shenjë tërheqje as në deklaratat publike të Ramës. Sipas tij, në këto kushte nuk është e hijshme që opozita të ulet në një tryezë me Ramën dhe socialistët. Salianji ka ngritur edhe pyetjen se çfarë fiton opozita nga pjesëmarrja në Konferencën e Kryetarëve. Ky veprim i fundit i tyre, për Salianjin është një lëvizje e gabuar dhe me pasoja.

Por kundër këtij mendimi ka qenë Flamur Noka. Në mbledhjen e grupit ai ka thënë se aksioni i PD pati sukses dhe socialistët pranuan kushtet e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore./vizionplus.tv

Read Entire Article