Zbardhet debati me dyer të mbyllura/ Nga bllokimi i “Zgjedhores” tek mbledhja e firmave, Salianji: Veç aksionit, duhet të kemi propozimet tona

8 months ago 29
Reklamë

Të kapur mat nga shumica socialiste të cilët zgjodhën që ligjin zgjedhor ta ndryshojnë me deputetët që ndjekin Lulzim Bashën, demokratët e ‘Rithemelimit’ po mendojnë çdo rrugë për të pamundësuar reformën zgjedhore.

Në mbledhjen e grupit që i parapriu komisionit te posaçëm, bllokimi  ishte opsioni që mbizotëroi mes demokratëve. Gazment Bardhi i kërkoi kolegëve mobilizim për të pamundësuar reformën zgjedhore.

“Nuk mund të ketë reformë pa ne, duhet ta bllokojmë”, mësohet të ketë thënë kryetari i grupit demokrat. Grupi e mbështeti idenë, por paralelisht me aksionin bllokues deputeti Ervin Salianji, kërkoi që të dilet me propozime konkrete për reformën zgjedhore.

Ne duhet ta vendosim fokusin tek garancitë për të pasur zgjedhje, garë, votë emigrantësh dhe hapja të listave“- u shpreh deputeti demokrat, i cili në fillim të vitit theu tabunë duke u shfaqur ne selinë e PD, ku nuk shkelte prej dy vitesh. Hapje listash kërkon dhe Lulzim Basha por për Ervin Salianjin ish kryetari bie ndesh me qëndrimet e tij.

“Kam qenë unë i pari, që kam propozuar një zonë elektorale dhe ne atë kohë Lulzim Basha e kundërshtoi duke thënë se i hap rrugë kriminelëve“. Deputeti demokrat, përtej aksionit në Parlament, i kërkoi kolegeve të kthejnë fokusin nga vetja, si fillim duke u bashkuar e me pas për të ridimensionuar dhe rikonceptuar opozitën.

Është e domosdoshme që të merremi me veten për të rritur besueshmërinë në publik dhe të theksojmë propozimet tona! Aksioni parlamentar duhet te diversifikohet sepse e kemi fituar betejën për të bindur qytetarët pasi qeveria po i fshihet hetimit sepse është fajtore, sepse faktohet abuzimi dhe korrupsioni“, theksoi Salianji. Edhe për Gazment Bardhi duhet të ngrihen sa më parë një ngrihet një grup për te hartuar propozime për reformën zgjedhore.

Grupi parlamentar demokrat vendosi që të mbledhë firmat për të të ridërguar kërkesën kryetares se Parlamentit për të ndryshuar përbërjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar.

Top Channel

Read Entire Article