Zbardhet dëshmia para SPAK, Shkëlzen Berisha: Çfarë më lidh me Mihal Delijorgjin, telefonatat dhe çështja e faksit

8 months ago 32
Reklamë

Shkëlzen Berisha ishte i thirrur sot në SPAK për të deklaruar në lidhje me shpërthimin e Gërdecit. Bashkë me Berishën ishte i thirrur edhe Fatmir Mediu.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar dëshminë e Shkëlzen Berishës para prokurorëve, gjatë së cilës ai mohon të ketë patur lidhje me ngjarjen e Gërdecit.

Lexo edhe :

Related Posts

Madje, Shkëlzen Berisha thekson se kontaktet me Mihal Delijorgjin i ka patur në për çështje biznesi dhe jo për Gërdecin apo aktivitetin që kryhej atje, gjë për të cilën sipas tij nuk kishte dijeni.

Dëshmia:

2007-2008 kam punuar disa muaj në kompaninë “E.. Mobile”. Kam qenë jashtë Shqipërisë kur ka ndodhur ngjarja. Ose nëpërmjet medias ose nëpërmjet familjarëve e kam mësuar ngjarjen.

Me Aldo Bumçin njihem. Kam marrëdhënie miqësore për shkak për shkak të përfshirjes në politikë. Që prej 2004 e njoh. Bisedat me të kanë qenë personale. Nuk kemi patur biseda për ndonjë VKM.

Nuk njoh njeri as kush e ka shkruar as kush e ka marrë faksin. Nuk kam bërë asnjë padi por jam në dijeni se Bumçi e ka bërë një të tillë. Me Mediun njihem prej 1994. Kam marrëdhënie personale e miqësore.

Nuk kam patur biseda për demontim me Mediun. Kam patur një bisedë me Mediun ditën e ngjarjes, ka qenë bisedë personale për sëmundje (një anëtar i familjes së tij).  Nuk kam patur zhvilluar bisedë tjetër përveç kësaj.

Mihal Delijorgjin e njoh si sipërmarrës. E kam takuar vetëm një herë në 2008, pasi një klient donte të blinte një objrkt te kompleksi i tij. Për këtë çështje kam patur disa telefonata me të. Nuk e dija se me çfarë merrej konkretisht Delijorgji.  44 telefonata nga janari deri në mars, nuk kanë qenë telefonata për aktivitetin e tij në Gerdec.

Mihalin e mora në telefoj kur ndodhi shpçrthimi, për shkak se një familjar më kërkoi të interesohesha për shpërthimin pasi dikush i familjes së tij punonte aty.

SPAK: Keni bërë 4 telefonata pas ngjarjes me Mediun, e keni kontaktuar ju apo ai?

Shkëlzen Berisha: Nuk mbaj mend ndonjë bisede me Mediun pas ngjarjes përveç çështjeve familjare. /Vizionplus.tv

Read Entire Article