Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë

8 months ago 28
Reklamë

GJKKO ka shtyrë për nesër në orën 11:00 marrjen e vendimit për ish-kryeministrin Berisha pas kërkesës së SPAK dhe marrjes së lejes nga Kuvendi.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene bën me dije se vendimi për shtyrjen u mor pas kërkesës së avokatëve të Berishës që të përjashtohej gjyqtarja Irena Gjoka me argumentin se ajo ishte shkarkuar në vitin 1996 nga KLD, kur Berisha ishte në krye të këtij institucioni.

Lexo edhe :

Related Posts

Prokurori i SPAK, Arben Kraja tha para Kuvendit disa ditë më parë se do të kërkonin masë sigurie “arrest shtëpie” ose “arrest me burg” për Berishën. Por, siç mëson Vizionplus.tv, SPAK sot kërkoi arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për Berishën.

Rrjedhimisht, nëse merret vendimi, Berishës do t’i duhet të mbyllet në shtëpi dhe te dera do të qendrojnë policë që të ndalojnë daljen e tij nga banesa.

Berisha akuzohet për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas prokurorëve, ai ka marrë vendime kur ka qenë kryeministër, të cilat kanë favorizuar financiarisht dhëndrin, Jamarbër Malltezi. /vizionplus.tv

Read Entire Article