Zbardhet takimi Rama-Sanchez, kryeministri spanjoll: Njohim progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së

7 months ago 18
Reklamë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches ka zbardhur takimin me homologun shqiptar, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Sanches shkruan se Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga ana e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Sot pasdite u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Sançez.

Esta tarde me he reunido con el primer ministro de Albania, @ediramaal.

El Gobierno de España reconoce los avances conseguidos por Albania en su camino hacia la UE, situándose a la vanguardia del proceso de integración abierto en los Balcanes Occidentales. pic.twitter.com/UJegHcq8ZR

— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) January 23, 2024

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”.

Kryeministri Rama u prit nga Sanchez në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid, që do të pasohet nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë.

Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.

Gjatë pjesëmarrjes në panair, Kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.

Top Channel

Read Entire Article