Zbulohen 3 sera me kanbis në Gramsh, policia “kap mat” pronarët, 2 të tjerë në kërkim

6 months ago 31

Policia e Gramshit ka finalizuar pas disa muajsh hetime operacionin policer të koduar “Katerlisi”.

Në kuadër të këtij operacioni janë zbuluar 3 ambiente si sera, në pyllin e fshatit Katerlis, në të cilat ishin kultivuar 792 fidanë narkotikë.

Tre persona, dy prej të cilëve u kapën në flagrancë në njërën nga serat, janë vënë në pranga. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit

-S. B., 28 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-V. M., 56 vjeç, banues në Dimal për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-L. G., 30 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasit S. B. dhe V. M. janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa shtetasi L. G. është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Me tej, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Xh. M., 32 vjeç, me detyrë inxhinier mjedisi dhe S. Ll., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit.

Policia ka asgjëruar 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa./vizionplus.tv

Read Entire Article