Policia e Vlorës ka zbuluar nëj parcelë me bimë kanabisi në fshatin Hadëraj, Selenicë.
Blutë e Vloës bëjnë me dije se janë gjetur e për rrjedhojë janë asgjësuar 334 bimë narkotike cannabis sativa.
Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur të mbjella në fshatin Hadëraj, 334 bimë narkotike.
Nga hetimet e kryera është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi A. C., 30 vjeç.
Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/