Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një ligj që lejon disa kategori të dënuarish të shërbejnë në ushtri.
Sipas ligjit të ri, lirimi me kusht për shërbimin ushtarak mund të aplikohet nga Gjykata nëse i dënuari ka shprehur dëshirën për të kryer shërbimin ushtarak dhe plotëson kushtet për të shërbyer në front.
Gjithashtu u nënshkrua edhe një ligj i veçantë që parashikon gjoba më të ashpra për ata që nuk respektojnë rregullat e rekrutimit./vizionplus.tv