Zelensky: Ukraina ka nevojë për armë, jo për premtime

3 weeks ago 8
Reklamë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri një apel të ri për dërgimin e menjëhershëm të ndihmës ushtarake këtë mbrëmje, duke theksuar se Kievit i duhen armë të menjëhershme dhe jo premtime.

“Dorëzimi në kohë është çelësi tani. Disa paketa (përfshirë ndihmën ushtarake) janë shpallur dhe votuar, por ende nuk janë dorëzuar në Ukrainë. Forcat në front po luftojnë me predha dhe pajisje, jo me fjalë si ‘nesër’ ose ‘së shpejti’”, tha presidenti ukrainas në një video-mesazh.

Duke iu referuar vizitës së kryeministrit indian Narendra Modi në Kiev, Zelensky tha se ishte e rëndësishme që “India të vazhdojë të mbështesë ligjin ndërkombëtar, të mbështesë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Ukrainës”. /vizionplus.tv

Read Entire Article