Zjarr në një ish-magazinë në Kamëz, digjen disa biznese

4 months ago 26

Një ish-magazinë shtetërore është përfshirë nga flakët në Kamzës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, njofton policia.

Brenda ish-magazinës ndodheshin disa dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Read Entire Article