Dy gra humbën jetën dhe të paktën 10 persona u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një shtëpi të moshuarish në Madrid këtë mëngjes, raportoi AFP, duke cituar shërbimet e shpëtimit.
Zjarrfikësit shuarën zjarrin, i cili shpërtheu rreth orës 7 të mëngjesit me orën lokale, në shtëpinë e të moshuarve ku strehohen 40 persona, dhe mundën të shpëtojnë banorët e tjerë, me ndihmën e policies.
Njëra prej të plagosurave është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie, ndërsa të tjerët janë shtruar në spital, pasi kanë thithur tym, sqaruan shërbimet e shpëtimit.
Sipas zjarrfikësit Jose Luis Castillo, zjarri filloi në një dhomë në katin e parë dhe së shpejti kati i dytë u “mbyt nga tymi”./vizionplus.tv