Zjarret në Portugali, humbin jetën shtatë persona, mes tyre tre zjarrfikës

1 day ago 28
Reklamë

Zjarret që kanë përfshirë Portugalinë, kanë lënë shtatë persona të vdekur, ku tre prej tyre janë zjarrfikës.

“Me pikëllim njoftojmë vdekjen e tre zjarrfikësve, dy gra dhe një burrë, të cilët u bllokuan në flakë ndërsa po luftonin me flakët pranë Nellas, në rajonin Viseu (në veri)”, tha për shtyp drejtori i Mbrojtjes Civile Andre Fernandez.

Një raport i mëparshëm, i transmetuar më herët nga agjencia publike e lajmeve Lusa, tha se katër persona kishin vdekur nga zjarret që shpërthyen në Portugalinë qendrore dhe veriore dhe më shumë se 40 u plagosën.

Të paktën 1000 zjarrfikës punuan gjatë natës për të kontrolluar një grup prej katër zjarresh në qytetin veriperëndimor të Aveiro.

Për momentin janë 48 zjarre aktive në Portugali për shuarjen e të cilave janë mobilizuar 5000 zjarrfikës.

Vetëm në Aveiro, flakët kanë djegur më shumë se 100,000 hektarë pyje dhe shkurre në dy ditët e fundit, thanë zyrtarët, për të njëjtën zonë të konsumuar nga zjarret deri në fund të gushtit në të gjithë vendin. /vizionplus.tv

Read Entire Article