“Zoti të ruajtë!” Mesazhi që efektivja i dërgoi të dashurit para aktit të rëndë: Kur të vish…

3 months ago 69
Reklamë

Detaje të reja bëhen me dije nga vetëvrasja e efektives së policisë, Aldosjana Loshi ditën e djeshme në Tiranë.

Para aktit të rëndë ajo i ka dërguar një mesazh partnerit të saj.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e reja të dashurit të saj, i cili është vënë në prangat e policisë.

Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetri.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë. /vizionplus.tv

Read Entire Article