10 vite abuzim me botox dhe filler, 34-vjeçarja: U futa 9 orë në operim për të rregulluar gabimet, nuk njihja veten

3 hours ago 16

Në moshën 34-vjeçare, një influencuese u detyrua të përdorë një lift të fytyrës (tërheqje e lëkurës). Ky vendim i influenceres erdhi pas shumë vite abuzimi me mbushësin me injeksion.

Vetë Ashley Stobart është shprehur se nuk po e njihte më veten dhe fytyrën e saj.

Ashley ka shpenzuar mijëra paund gjatë dekadës së fundit për procedurat kozmetike, duke përfshirë botox , mbushës, liposuksion , rinoplastikë dhe kirurgji të qepallave.

Ajo foli për MailOnline për operacionin 9-orësh marsin e kaluar, ku u hoqën 4 cm material nga fytyra, qafa dhe buzët e saj, duke i kthyer ‘efektet anti-plakje’ që e bënë atë të dukej ‘e çuditshme’ dhe krejtësisht ndryshe nga vetja.

Kam bërë një ndryshim të fytyrës në mars të këtij viti për të korrigjuar vitet e përdorimit të tepruar të mbushësve që filloi në të 20-at e mia. Kur isha 20 vjeç dhe kisha punuar në industrinë e kirurgjisë kozmetike për shumë vite, tundimi ishte aty. Në fund të ditës më thoshin “na ka ngelur pak filler apo botox” dhe unë thosha “po, vendose”. Atëherë thjesht dukesha e çuditshme. Për shkak të saj kam bërë shumë operacione korrigjuese. E gjithë kjo është si një mësim, veçanërisht me filler dhe botox. Tani do t’u thosha me gjithë sinqeritet vajzave, ‘ Ju lutem, mos bëni mbushëse’, tha ajo për MailOnline .

Ajo pranon:

Unë ende bëj botoks dhe pak filler në buzët e mia, por dikur vendosja filler kudo. Pastaj, kur m’u desh të rregulloja të gjitha, ta hiqja, kishte lëkurë të rënë. Mos i përsërit gabimet e mia“.

Stobart, nënë e tre fëmijëve, ka zgjedhur të mos flasë hapur për procedurat e saj estetike në Instagram dhe 75 mijë ndjekësit e saj, pasi shumë prej tyre vijnë që në moshë të vogël.

Nuk dua që vajzat e mia të bëjnë të njëjtat gabime që kam bërë kur isha më e re“, tha ajo ndër të tjera./vizionplus.tv

Read Entire Article