Vajza e aktorit të njohur akuzohet për dhunë në familje, goditi të dashurin disa herë

4 hours ago 16

Vajza 31-vjeçare e Clint Eastwood, Francesca, e cila u arrestua të shtunën mbrëma në Los Anxhelos, është akuzuar për dhunë në familje pasi dyshohet se u përlesh me të dashurin e saj dhe më pas filloi ta godiste.

31-vjeçarja ishte duke lëvizur me makinë në Beverly Hills me të dashurin e saj, kur papritur nisën të ziheshin duke i bërtitur njëri-tjetrit. Megjithatë, të bërtiturat u kthyen shpejt në dhunë fizike, sipas TMZ.

Më pas i dashuri i Françeskës thirri policinë, e cila e këshilloi të shkonte në departamentin e policisë në Beverly Hills dhe të bënte një deklaratë për oficerët.

Burri kishte “lëndime të dukshme” si pasojë e të cilave 31-vjeçarja u arrestua dhe u akuzua për veprën penale të dhunës në familje.

Frajeska, 31 vjeç, është në një lidhje me aktorin Alexander Wraith dhe çifti kanë një djalë, gjashtë vjeç. Është e paqartë nëse Wraith ishte viktima.

Viktima refuzoi ndihmën mjekësore ndërsa 31-vjeçarja u la i lirë me kusht 50 mijë dollarë. /vizionplus.tv

Read Entire Article