VIDEO/ Adriana Lima rikthehet në pasarelë, ku do e shohim pas 6 vitesh supermodelen

16 hours ago 27

Po, është një fakt. Adriana Lima rikthehet në pasarelë dhe në sfilatën e Victoria’s Secret , siç u bë e njohur përmes llogarisë zyrtare të markës në Instagram. Në mënyrë argëtuese dhe përmes një videoje të shkurtër, supermodelja ka bërë të ditur atë që shumë fansa të saj e prisnin me padurim. Rikthimi i saj në pasarelë si një engjëll i Victoria’s Secret.

Në videon në fjalë, Lima është në një taksi ku i thotë shoferit ta çojë në shtëpi dhe shtëpia është pikërisht shfaqjen e Victoria’s Secret.

Historia e Andriana Limës me Victoria’s Secret nis 24 vite më parë dhe më konkretisht në vitin 2000. 18 vite pas fillimit të saj mbresëlënës, në nëntor 2018, ajo njoftoi se do të tërhiqej nga marka dhe sfilatat./vizionplus.tv

Read Entire Article