Miss Albania fiton çmimin e turizmit, 5 triumfet e para në “The Miss Globe 2024”

3 hours ago 15

Po mbahet mbrëmjen e sotme nata finale e “The Miss Globe 2024”. Spektaklin që do zgjasë gjatë sonte, mund ta ndiqni në ekranin e Vizion Plus ose në platformën Tring.

Deri më tani, në gjysmën e spektaklit, janë shpërndarë disa çmime ku Miss Shqipëria, Klea Llagonia ka fituar çmimin e Miss Turizmit.

Miss Runway është fituar nga Brooke Cohee, Miss USA.

Miss Golden Girl është fituar nga Miss Portugalia, Inês Fernandes.

Miss Bikini është fituar nga Miss Montenegro, Adriana Peku.

Miss Talent është fituar nga Miss Thailand, Prada Thansita Dilhokanansakul.

Miss Miqësia është fituar nga Miss China, Gao Qianyu.

/vizionplus.tv

Read Entire Article