Aktorja Yllka Mujo feston sot ditëlindjen, Elia Zaharia: Mami më e mrekullueshme, faleminderit që na ndriçon me dashuri

19 hours ago 22

Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe filmit Yllka Mujo, feston sot 71-vjetorin e lindjes. Vajza e saj, Elia Zaharia e ka uruar të ëmën me fjalët më të ëmbla përmes një postimi në Instagram.

“Ylli jonë sot feston ditëlindjen dhe ne i jemi çdo ditë falenderues Zotit për mamin më të mrekullueshme në botë! Faleminderit që na ndriçon me dashurinë, mirësinë dhe mençurinë tënde. Zoti të dhëntë shëndet e jetën e paç të mbushur plot frymëzim, dashuri, art e ëmbëlsi e shtrenjta jonë! Të duam pafund”, shkruan Elia.

Yllka Mujo lindi në Tiranë, më 15 tetor 1953. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, më 1974 u emërua në Teatrin Popullor, ku interpretoi në dhjetëra shfaqje, midis të cilave te “Orët e Kremlinit” e Pogodin, “Luiza Miler” e Shilerit, “Përmbytja e Madhe” e K. Jakovës, “Vizita e Inspektorit” e Pristlit, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Natë me hënë” e Kadaresë, “Këngëtarja tullace” e Ioneskos, “Zonjusha Zhuli” e Stinbergut, “Kujdes! Kafshon” e A. Gernit.

Gjithashtu Yllka Mujo ka interpretuar në filmat “I teti në bronz”, “Malet me blerim mbuluar”, “Zonja nga qyteti”, “Kur hidheshin themelet”, “Taulanti kërkon një motër” etj. Publiku e ka ndjekur dhe duartrokitur në transformimet e saj nga drama në komedi, të cilat Yllka Mujo i realizon mjeshtërisht.

Read Entire Article