Një 29-vjeçare në Gramsh ka përfunduar me urgjencë në spital.
Sipas policisë, e reja u dërgua për ndihmë mjekësore nga familjarët, pasi kishte konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte.
Aktualisht, ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Pasditen e djeshme, në spitalin e Gramshit, është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore, shtetasja E. K., 29 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte. 29-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia./vizionplus.tv