“3 mln euro për të shpëtuar Veliajn”, Këlliçi akuzon SPAK se ka marrë para për të mos hetuar kryebashkiakun

1 month ago 24

Aleanca për mbrojtjen e teatrit dhe opozita nga protesta e përjavshme para bashkisë së Tiranës kanë sulmuar prokurorinë e posaçme, e cila sipas tyre po amniston Erion Veliajn dhe nuk po heton përgjegjësinë e tij në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Belind Këlliçi, i cili ka denoncuar dosjen e njohur “5D”  akuzoi SPAK-un se ka përfituar para për të mos hetuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

“Flitet se janë paguar 3 mln euro që janë paguar për të shpëtuar Erion Veliajn. E kuptoni se për çfarë drejtësie flasim? Nuk kemi parë në drejtësi të tillë në asnjë vend të Botës, një drejtësi me dy standarde”, tha Këlliçi.

Këlliçi vuri në dukje se në 4 vitet e fundit nga taksat e qytetarëve janë paguar 100 milionë euro vetëm për pagat e prokurorëve, por drejtësi në Shqipëri nuk ka.

“SPAK ku së bashku me prokuroritë e rretheve në 4 vite kanë marrë 100milionë nga taksat tona për pagat e tyre dhe e vetmja detyrë është goditja e opozitës dhe këdo që mendon ndryshe nga opozita. Si mundet Dritan Prenci i cili i ka prej 4 vitesh në hetim dosjen dhe nuk sheh firmën e Velijt dhe nuk e kupton firmën dhe vulën e Bashkisë pa vendimin e këshillit bashkiak”, u shpreh ai.

Këlliçi ka paralajmëruar se protestat kundër kryetarit të bashkisë Erion Veliaj do të vazhdojnë deri sa ai të përballet me drejtësinë. /vizionplus.tv

Read Entire Article