3 orë ndjekje nga RENEA, Lul Rakaj tentoi të bënte rezistencë, “zhduk” armën e krimit, policia del me deklaratë zyrtare

1 month ago 53

Nëndrejtori i policisë Shkodër Akil Kalo ka dhënë detaje nga arrestimi i Lul Rakajt, i cili tentoi të vriste Besmir Cofin dhe Avenir Hasanaj, mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Kalo tha se autori Rakaj është ndjekur për tre orë nga forcat RENEA, ndërsa shtoi se ishin ngritur disa postoblloqe për të mundësuar ndalimin e tij jashtë territorit të Shkodrës.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku  shtetasi L. R.,  tentoi të vriste me armë zjarri shtetasit  B. C., dhe A. H,  të cilët mbetën të plagosur, dhe më pas shtetasi L.R,  u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe armën e zjarrit, shërbimet e Policisë menjëherë u vunë në ndjekje të tij.

Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të  Drejtorisë Vendore të  Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe  dy grupe të Forcave Speciale Renea, për të bërë të mundur neutralizimin dhe  kapjen e autorit.

Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit  me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar. Pas afro  tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e  dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej”, tha Kalo.

Ai shtoi më tej se autori i plagosjes së dyfishtë nuk iu përgjigj thirrjes për dorëzim dhe tentoi të bënte rezistencë, por pa rezultat. Ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur, pasi Rakaj dyshohet se e ka hedhur sapo ka parë forcat RENEA.

Shtetasi L.R,  nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me rreshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot  të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e  zonës për të gjetur armën e zjarrit, të cilën shtetasi L.R, dyshohet se e ka fshehur kur ka parë  Forcat Speciale Renea që e kishin rrethuar”, tha Kalo.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin ligor të këtij rasti. Vetë nëndrejtori i policisë Shkodër nuk dha detaje mbi dinamikën, duke theksuar se do zbardhen nga hetimet./vizionplus.tv

Read Entire Article